AKTIVITET TRAJNUES: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” - 28 janar 2026

Shkolla e Magjistraturës, më datë 28 janar 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Format e kryerjes së veprës penale sipas nenit 283 të Kodit Penal. Koncepti i dozës për përdorim personal në vështrim të vendimit unifikues.  Kryerja e ekspertimeve me qëllim përcaktimin e faktit nëse lënda narkotike është apo jo dozë për përdorim personal. Problematikat e ekspertimeve, problematikat lidhur me mënyrën e formulimit të detyrave të ekspertit. Nevoja për të kryer ekspertimin e përqindjes konkrete të principit aktiv në rastin e sasive të vogla të lëndës narkotike", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspert: Idlir Peçi dhe Kreshnik Ajazi

Lehtësues: Bledar Maksuti

Qëllimi i këtij trajnimi është: Elaborimi i elementëve të figurës së parashikuar nga neni 283 K.P, sqarim i vendimit unifikues dhe të rasteve të diskutueshme nga praktika për këtë vepër penale.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Veprat penale në fushën e narkotikëve. Nevoja për ndryshime ligjore në kuadër të përafrimit të legjislacionit në këtë fushë me legjislacionin e BE-së.
  • Trajtim teorik i nenit 283 i Kodit Penal. Kuptimi jurisprudencial i termit “dozë e vogël” për përdorim vetjak të njëkohshëm

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.